• |
ide | kryesore

Edhe Kim Kardashian disponon një Instagram fake, kë ndjek aty?

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian ka zbuluar se ka krijuar një llogari false në Instagram për të ndjekur miqtë e saj.

Yllit 41-vjeçar, e cila ka pothuajse 300 milionë ndjekës në llogarinë e saj kryesore, i pëlqen të mbajë lidhje me miqtë e saj dhe llogaritë e fansave duke përdorur llogarinë dytësore.

Duke folur me prezantuesen Amanda Hirsch në podkastin “Not Skinny But Not Fat”, Kim rrëfeu se e kishte ndjekur nga llogaria e saj e fshehtë.

“Unë të ndiqja nga llogaria ime e fshehtë dhe më pas mendova ‘nuk shkoj aq shpesh tek ajo llogari dhe e dua vetëm në llogarinë time zyrtare. Unë kisha një llogari false, që ishte si një instagram i vërtetë dhe ndiqja vetëm vajza që postonin gjëra të çuditshme dhe thashë, ‘Kjo është kaq jo normale, nuk dua të jem në këtë lojë. Por më pas më duhej një Instagram i rremë dhe shoqja ime Lala e kishte një të tillë, kështu që thjesht përdora llogarinë e saj dhe s’ia ktheva më. Thjesht për të ndjekur njerëzit, si llogaritë e fansave, ose gjërat e modës ose thjesht të gjithë ata që mund të mendosh.”

Kim më parë ka zbuluar se mund të fitojë më shumë para në Instagram, duke promovuar produkte te ndjekësit e saj, sesa ka fituar ndonjëherë me reality show-n, ‘Keeping Up With the Kardashians’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *