• |
ide | kryesore

Emigranti fiton 250 mijë € në lotari, por kompania nuk ia jep

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një emigrant algjerian që fitoi 250 mijë në një lotari (gërvisht dhe fito) duke blerë një biletë vetëm 5 euro në Belgjikë, po përpiqet të marrë trofeun, por për shkak të statusit të tij pa dokumente e ka të vështirë.

Çmimi i fituar është shumë i madh për t’u paguar me para në dorë dhe ai nuk i ka dokumentet që i nevojiten për të hapur një llogari bankare. Një mik i cili u përpoq të tërhiqte paratë për të u ndalua menjëherë i akuzuar për vjedhje.

Fituesi thotë se dëshiron t’i përdorë paratë për të ndërtuar një jetë në Belgjikë.

“Kur të marr paratë, do të blej një vend për të jetuar në Bruksel. Dhe ndoshta një makinë” – tha burri identiteti i të cilit nuk është zbuluar, për gazetën belge Het Laatste Nieuës.

Megjithatë, së pari ai duhet të gjejë një mënyrë për të marrë paratë.

Sipas transmetuesit belg VRT, 28-vjeçari nuk ka dokumente të vlefshme identiteti dhe as një vend të përhershëm për të jetuar.

Për shkak se ai nuk mund të hapë një llogari bankare, kompania e lotarisë nuk do të bëjë pagesën.

“Ne po kërkojmë dokumente që mund të vërtetojnë identitetin e tij. Ai do të duhet të kontaktojë familjen e tij në Algjeri,” – tha avokati i tij.

Një zëdhënës i lotarisë nuk specifikoi se cilat dokumente do të kërkoheshin për të dhënë çmimin.

Një nga miqtë e fituesit, i cili ka dokumente qëndrimi, u përpoq të tërhiqte çmimin në emër të tij duke shkuar në selinë e lotarisë në Bruksel.

Por ai dhe 2 të tjerë u arrestuan nga policia pasi autoritetet dyshuan se kishin vjedhur biletën fituese. Ata u liruan pasi vetë fituesi shpjegoi situatën.

Bileta fituese po mbahet tani nga një gjykatë në qytetin e Bruges. Avokati thotë se autoritetet kanë premtuar se nuk do ta deportojnë fituesin derisa ai të ketë marrë paratë e çmimit.

Fituesi u largua nga Algjeria 4 muaj më parë, duke udhëtuar me varkë për në Spanjë. Nga atje ai udhëtoi në këmbë përmes Spanjës dhe Francës para se të arrinte në Belgjikë.

Ai kishte dashur të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, por tani thotë se do të preferonte të qëndronte në Belgjikë dhe shpreson të krijojë një familje.

“Do të kërkoj gjithashtu një grua. Megjithatë, nuk do ta gjej me paratë e mia, por me zemrën time” – tha fituesi anonim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *