• |
ide | kryesore

FOTO/ Vuçiç kërcënohet sërish me vdekje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat serbe shkruajnë se autoritetet kanë nisur hetimet për një tjetër kërcënim me vdekje për presidentin Aleksandër Vuçiç. Bëhet fjalë për një person që në rrjetet sociale prezantohet si ish-aktor dhe kantautor.

Ai ka postuar një video ku bën thirrje për vdekjen e Vuçiç duke e ilustruar me pamjen e “kositësit” që simbolizon vdekjen.

Mbi imazh shkruhet “Për Aleksandër Vuçiçin” dhe që shoqërohet me këngën “Je i vdekur”.

“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, vdekja do të vijë në derën tënde në agim”, – janë fjalët e këngës citon “B92”.

Prokurori i Beogradit urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat për të identifikuar autorin e këtij kërcënimi. ©LAPSI.al

Foto: Printscreen/Instagram



2 Comments

  1. Sa patetik. Se me ke ngjan. Do te shperqendroje vemendjen nga sulmi i serbeve ndaj policise ne veri te Kosoves. Rrofte Open Balkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *