• |
ide | kryesore

Kapen me 550 fara kanabis, arrestohen dy të rinj në Shijak

-Instant, Arkiva, Lajme



Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se në pranga kanë rënë 18-vjeçari me iniciale M.t dhe 20-vjeçari me iniciale E.E. Gjatë kontrollit të këtyre personave, policia gjeti 550 fara të dyshuara narkotike, të cilat dy të rinjtë do t’i shisnin.

Njoftimi i Plotë:

Shijak Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Maminasi”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shijak dhe strukturat hetimore të DVP Durrës. Kapen në flagrancë 2 shtetas që posedonin fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak dhe strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Maminasi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. T., 18 vjeç, banues në Dibër dhe E. E., 20 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë. Shërbimet e Policisë, në ambientet e një lokali në Maminas, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 550 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy të rinjtë do t’i shisnin farat narkotike, në zonën e Maminasit, Shijak. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *