• |
ide | kryesore

Molly Shannon akuzon aktorin e ndjerë për ngacmim seksual

-Instant, F1, Paparazzi



Komediania Molly Shannon ka ka zbuluar se është ngacmuar seksualisht nga Gary Coleman në fillim të karrierës së saj.

Gjatë pjesëmarrjes  në “The Howard Stern Show” për të folur për librin e saj, “Hello, Molly!” Shannon u pyet nga Stern për një pjesë të librit në të cilin ajo tregon ngjarjen.

Shannon,  i tha Stern se kishte marrë agjentin e Coleman dhe se agjenti e pyeti nëse donte të takonte aktorin. Ajo fillimisht ishte e emocionuar, por pasi agjenti i saj e çoi atë tek aktori në suitën presidenciale të një hoteli,ai “u zhduk”.

Coleman, deklaroi Shannon, e vendosi të ulej në shtrat dhe më pas filloi ta guduliste.

“Po përpiqesha të isha e sjellshme dhe gjëra të tjera. Unë jam një vajzë katolike e sjellshme ,” u shpreh komediania. Më pas ajo tregoi se Gary u përpoq vazhdimisht ta puthte dhe të hipte mbi të. “Ai ishte i pamëshirshëm,”

Molly rrëfeu se  ia arriti të mbyllej në tualet dhe ndërsa ishte atje, Coleman “i futi duart poshtë derës dhe tha: “Mund të të shoh”.Më pas ajo doli  me shpejtësi nga dhoma.”Mendoj se ndoshta isha shumë e sjellshme.Do të doja të kisha mundur të mbroja më shumë veten “përfundoi aktorja.

Gary u nda nga jeta në vitin 2010 në moshën 42-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një dëmtim në kokë nga një rënie nga shkallët në shtëpinë e tij në Utah./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *