• |
ide | kryesore

Perëndimi: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të 2022

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari i Shtetit Antony Blinken u tha aleatëve europianë se Shtetet e Bashkuara besojnë se lufta në Ukrainë  mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022, sipas CNN.

Zyrtarët amerikanë dhe europianë theksuan se është e vështirë të parashikohet saktësisht se për sa kohë mund të vazhdojë lufta, por disa zyrtarë thanë se nuk ka indikacione se qëllimet përfundimtare  se pretendimet e Vladimir Putinit kanë ndryshuar dhe nuk ka gjasa që ai të ndjekë një rrugë diplomatike.

Kjo luftë  mund të rezultojë në një konflikt afatgjatë, që përfaqëson një ndryshim të dukshëm nga ditët e para të luftës, kur Rusia pritej të merrte në kontroll kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe nënvizon dështimet e Moskës në fushën e betejës.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha të enjten se luftimet do të vazhdojnë “për muaj apo edhe më gjatë”, ndërsa dy zyrtarë të tjerë europianë thanë se luftimet në Ukrainën lindore mund të zgjasin për katër deri në gjashtë muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *