• |
ide | kryesore

Qëllohet me breshëri arme drejt një biznesi në Nikël

Arkiva



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Niklës në Fushë Krujë. Mësohet se persona ende te paidentifikuar kane gjuajtur me automatik në mobilierinë e z.Myslym Karaj. Ky i fundit ka shkuar për të hapur dyqanin mëngjesin e sotëm, kur ka zbuluar se në drejtim të godinës është qëlluar me armë.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila po kqyr të gjitha provat në vendin e ngjarjes. Karaj nuk ka pasur konflikte të mëparshme, që mund të çonin në këtë ngjarje të rëndë kriminale. Pritet që policia të zbardhë ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *