• |
ide | kryesore

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës në Spanjë, kreu i bandës një shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia spanjolle shkatërroi dy organizata të trafikut të hashashit nga bregdeti spanjoll drejt Europës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 10 ton drogë, janë arrestuar 10 trafikantë dhe 51 të tjerë. Një nga organizatat merrej me transportimin e drogës nga Maroku. Trafikantët ishin në vendosur në Spanjë: nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia. Ata jo vetëm që siguruan varkat, por edhe të gjithë logjistikën. Në kuadër të operacionit të koduar “Maius” media spanjolle shkruan se në krye të këtij trafiku të hashashit në Katalonja gjatë vitit të kaluar.

Për këtë operacion të pagëzuar si ‘Maius’, agjentët kanë arrestuar 19 persona në Algeciras dhe Tarragona, ku ndodheshin drejtuesit kryesorë të rrjetit. Ndërkohë me operacionin e dytë “Drift”, Garda Civile ka arrestuar trafikantin më të madh të hashashit në Katalonjë gjatë vitit të kaluar. Bëhet fjalë, siç ka mësuar faqja online ABC spanjolle bëhet fjalë për një shtetas me origjinë shqiptare, me banim në qytetin Viladecans të Barcelonës.

“Rrjeti ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë, por edhe për dërgimin e tij të mëvonshëm në vende të tjera evropiane, ku trefishohej vlera në tregun e zi”.  Ata i blenë varkat në Galicia dhe Portugali më pas i dërgonin në Katalonja, në një punishte ku anijet përgatiteshin për të transportuar ngarkesën. Operacioni “Drift”, i cili përfundoi të martën e kaluar, ka rezultuar me 30 të arrestuar në Alicante, Tarragona, Barcelonë, Murcia dhe Ishujt Balearik ku u sekuestruan mbi 5 mijë ton hashash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *