• |
ide | kryesore

(VIDEO) Gafa e radhës e Presidentit Bajden, zgjat dorën në ajër pas fjalimit në publik

-Instant, Arkiva, Planet, Syri i Lapsit, Të fundit



Shtohen dyshimet se gjendja shëndetësore e presidentit amerikan Xho Bajden nuk është aspak e mirë.

Pas një fjalimi në Greensboro, Karolinën e Veriut, ku diskutoi në lidhje me problemet që vijnë nga lufta e Ukrainës, Bajden u pa të kthehej pas dhe zgjati dorën të përshëndeste dikë, kur në fakt në skenë nuk ishte asnjë tjetër i pranishëm pranë tij.

Presidenti Biden shihet më pas i hutuar, duke i kthyer shpinën publikut.

Kjo ngjarje, bashkangjitur edhe faktit që presidenti amerikan pretendoi se kishte shërbyer si profesor në Universitetin e Pensilvanisë, pavarësisht se nuk kishte dhënë kurrë një orë mësimi atje, është shfrytëzuar nga republikanët për të vënë në dyshim aftësitë mendore të Bajden.

Javën e kaluar,79 vjeçari Bajden dukej i çorientuar gjatë një takimi, ku ish-presidenti Barack Obama vizitoi Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga largimi i detyrës. Sjelljet e fundit të Xho Bajden krijuan një furtunë komentesh, reagimesh e talljesh në rrjetet sociale. ©Lapsi.al 



8 Comments

  1. Krenaria e partise demokrate amerikane dhe globalisteve boterore

    Per kte loboi xhaxha sorra

    Per kte u shpreh edhe i gjati inë, se bidoni do na shpetonte nga ai tjetri qe paraqeste turp dhe rrezik per njerezimin !!!

    Nen kte bidonin ne dy vjet kemi:
    Virus
    pseudo-vaksina
    Diktature mjeksore
    Lufte
    Krize ekonomike
    Krize shoqerore ku grupimi me i lumtur eshte lgbtq+

    Prit sa do degjojme, vetem 2 vjet dhe duar plot bidoni

    Ahhh, mjere popujy dyrdyle qe qe qorru totalisht

    1. Mire e keni ju po ky dergon armet ne evropw. Luften e kemi afer per ca te ketille qe mbulojne krimet dhe korrupsionin e te birit me shoke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *