• |
ide | kryesore

WhatsApp zbulon ndryshimet e reja

-Instant, Stil



WhatsApp do të prezantojë së shpejti Communities, një risi për të menaxhuar më mirë grupet dhe për të pasur biseda më të dobishme. Ky opsion synon ndërlidhjen e grupeve me interesa të përbashkëta.

Çdokush do të jetë në gjendje të krijojë një komunitet dhe të ftojë grupe të shumta për t’u bashkuar. Por grupet do të bëhen pjesë e komunitetit vetëm nëse administratorët e tyre përkatës e pranojnë ftesën.

“Administruesi i Komunitetit ka të gjitha kontrollet se cili grup hyn dhe cili grup qëndron jashtë. Ata gjithashtu mund të heqin mesazhet problematike në një grup,” –tha një zëdhënës i aplikacikonit.

Meta nënvizoi se si njerëzit po përdornin WhatsApp-in gjatë valës së dytë në Indi për të marrë oksigjen dhe ilaçe, duke shtuar se një veçori si kjo do të ishte shumë e dobishme në një skenar të tillë.

Communities do të mundësohet fillimisht për një grup të përzgjedhur përdoruesish dhe më pas do të jetë i disponueshëm për të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *