• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e largimit të Thandiwe Newton nga “Magic Mike”

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar arsyeja e largimit të Thandiwe Newton nga pjesa e tretë e “Magic Mike”.

Pas aludimeve se aktorja po largohej pas një debati me Channing Tatum, një zëdhënës i Warners ka deklaruar se Newton “mori vendimin e vështirë për t’u larguar nga prodhimi i “Magic Mike’s Last Dance” të Warner Bros Pictures për t’u marrë me çështjet familjare.

Spekulimet për një debat mes aktorëve nisën pasi një anëtar i ekuipazhit në xhirime tregoi për ‘The Sun’ se ata po ziheshin për shkak të incidentit të Will Smith në Oscars.Sipas burimit, Tatum dyshohet se ka thënë, “Unë nuk do punojë më me të”, duke qenë se ai është producenti i filmit.Ndërkohë,Variety ka raportuar se producentët për vazhdimin kanë zgjedhur Salma Hayek si zëvendësuese të Newton./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *