• |
ide | kryesore

Atentati ndaj djalit të policit në Shijak, Policia e Shtetit zbardh detaje për ngjarjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas lajmit të publikuar në media se është qëlluar me armë zjarri ndaj djalit të një polici në Shijak Orlando Petkola​, ka reaguar edhe Policia e Shtetit. Në njoftimin e policisë theksohet se ‘në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P’. Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Durrës/ Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *