• |
ide | kryesore

Bayern u eliminua nga Champions, Nagelsmann rrezikon jetën: “Kam marrë 450 kërcënime për vdekje”

-Instant, Sport



Pas eliminimit të bujshëm nga Villarreal në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, trajneri i Bayern Mynih, Julian Nagelsmann, është vënë në qendër të vëmendjes së tifozëve bavarezë. Nagelsmann zbuloi se ai kishte qenë subjekt i mijëra fyerjeve në mediat sociale dhe qindra kërcënimeve me vdekje, me abuzime që arritën deri edhe te nëna e tij. “Unë i menaxhoj mirë kritikat dhe presionet – komentoi tekniku i Bayern Mynih – por cështja është ndryshe kur bëhet fjalë për 450 kërcënime me vdekje”.

“Fyerjet janë në rendin e ditës, pa dallim nëse skuadra ime fiton apo humbet – vazhdoi Nagelsmann – por zakonisht nuk lexoj as mesazhet private, vetëm reshtin e para-afishimit dhe i fshij ato. Ka njerëz që duan të më heqin qafe për shkak të eliminimit, por fakti që përfshijnë në këtë cështje edhe mamanë që nuk ka lidhje me futbollin dhe Bayern nuk më pëlqen fare. Por është e kotë të luftojmë, do të ishte humbje kohe, më mirë t’i injoroj edhe pse ndoshta njerëzit duhet të mendohen pak përpara se të shkruajnë disa gjëra”.

Për të ardhmen, Julian Nagelsmann i ka idetë e qarta: “Ndërkohë dua të fitoj Bundesligën me Bayern dhe më pas do të planifikoj se si të bëj më mirë sezonin e ardhshëm. Dua që njerëzit të më vlerësojnë për atë që jam dhe jo sepse jam trajner i Bayern/ Pastaj e di që dikush nuk është i bindur, por nuk ka problem. Unë duhet t’i provoj diçka vetëm vetes time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *