• |
ide | kryesore

Dëbimi i Ramës nga avioni/ Pse qeveria publikoi vetëm gjysmën e letrës së Lufthansa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”.

Me këto fjalë, Endri Fuga, drejtori i Komunikimit të Kryeministrisë tentoi të shuante flakën e portaleve për incidentin ku shefi i tij ishte përfshirë gjatë një udhëtimi nga Gjermania në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar.

Dhe Fuga publikoi një gjysmë faqeje të letrës së kompanisë “Lufthansa”. Në atë gjysmë-faqeje thuhet: “Në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar kjo ngjarje”.

Megjithatë e-maili nuk e shfajëson Ramën nga pretendimet e ngritura në Der Spiegel. Në të kompania është e kujdesshme të shprehet se kërkonte ndjesë vetëm “në rast se sjellja e ndonjë anëtari të ekuipazhit ishte perceptuar si jo e përshtatshme dhe nuk ishte trajtuar me ndjeshmërinë dhe diskrecionin e nevojshëm”.

Kjo sepse drejtuesi i Lufthansa, Carsten Spohr në intervistën për “Spiegel” e ka mbështetur veprimin e kompanisë së tij për “një shef qeverie” që kishte refuzuar të vendoste maskën.

“Si për çdo pasagjer asistenti i fluturimit iu lut me mirësjellje zotërisë të vendoste maskën: një herë, dy herë. Pas kësaj drejtuesja e kabinës shkoi tek ai: një herë, dy herë.

Pasi edhe pas kësaj nuk ndodhi asgjë kapiteni u kujdes që pasagjeri të zbritej nga bordi i shoqëruar nga policia federale. Unë mbështes plotësisht ekuipazhin tonë, nuk ka trajtime preferenciale,” – shtoi ai.

Edhe komentuesit i kërkojnë Fugës në profilin e tij në Twitter që të publikojë letrën e plotë të Lufthansa.

“Postimi i gjysmës së letrës është mashtrim” – shkruan dikush. “Po pra, me foto te emailit per gjysem. Propagande idiote. Jepe te gjithe emailin Fuga” – e mbështet dikush tjetër.

“Fjala kyçe e kesaj pjese hyrëse te nje letre te gjate kam pershtypjen, eshte “perceived” = “perceptuar” – vëren një i tretë që gjithashtu sheh se letra nuk është e plotë.

“Po gjysem tjeter ka letra? Te gjithe njerzit qe fluturonin me Lufthansa ne dhjetor 2021 duhet te mbanin maskë! Edhe Rama! Keto falje nuk mohojne lajmin” – shkruan një tjetër komentues.

I pyetur nga BIRN për të dhënë sqarime mbi pretendimet e “Spiegel”, Fuga tha se “nuk kishte asgjë për të shtuar”. ©LAPSI.al



16 Comments

      1. aman me kro shpikjet e tuaja po ne gjysmen tjeter esht adresa dhe ajo nuk publikohet pasi nuk te zbulohet adresa plus dhe mund te hidhet ne gjygj kryemistria jon nese publikohet adresa pasi eshte gje personale dhe cenohet e drejta privatesis

    1. Popull kurve, njehere ma hipe njehere ta hipa ne ato maja rripa rripa, te dyja anet jane kurva, …….tek ne kurva shet moral, kjo shihet dhe ne komentet e ,….

  1. Lajmi eshte i ri, ngjarja nese mund te konsiderohet e vjeter. S’dine te bejne dallimin dhe bejne si spin doctor gjoja. Nuk e publikon se nuk i intereson. Tani patronazhistet do leshohen se per ate marrin rrogen dhe justifikojne ekzistencen.

  2. A perrallat e Rames po i degjoni ?.
    Po Gjermanet per ligjin dhe shtetin , as baben e vet se njofin , e po njofin Ramen .

    Helmuth Kohl , e bashkoi Gjermani , dhe e udheheqi per 16 vite , dhe ne fund e henger grushtin nga qytetaret , dhe u denua se paska perdorur 1 milion marka te shtetit ne nje udhetim jo zyrtare .

    Po ku e rruajn Gjermanet per Ram-Vucicin , as qe e bejne hesap bile

  3. Problemi esht se rama e co e mbajn popullin per sh idiot; gjys letre te luftanses si gjys letra e fatures se dritave qe qiste rama per italin rreth 500 euro; po idiotet dalun ata . Kush genjehet me keta edhe femijet jan te shetitur e kan kalu kufirin. Te ndodhte ne koh te enverit hajde de po sot???

    1. 80 lekshat nuk jane zgjuar akoma.
      Po ju shajne kumandantin. Po byreku? Po ai kurva brataj, ca thote?
      Po pidh lopa manastiri?…..

  4. Prit se s’kini pare gje akoma! Me daljen e Perbideshit te Vicidolit ne ring edhe nje milion djeme e vajza shqiptare po i bejne gati valixhet, se ky vend do te kthehet ne varreze!O shpellkare shikoni daten e dokumentit qe dhe lapsi ka botuar te kuptoni qe ka pese muaj qe ka ndodhur,por rama si gjithmon e ben vete lajmin,sepse tani i duhet kjo vemendje

  5. Kaq pa pun dhe pa shkoll jeni sdini ca beni po posht jan te dhena ku ndodhet adresa po me 2 klas shkoll sa jeni ju skeni faj dhe adresa nuk publikohet sepse esht personale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *