• |
ide | kryesore

“Non grata” nga Rusia, reagon qeveria britanike: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas shpalljes ka reaguar pas shpalljes “non grata” të  anëtarëve të qeverisë së saj duke thënë se do të vijojë të mbështesë Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë do të qëndrojnë të bashkuar për të dënuar veprimet e qeverisë ruse në Ukrainë dhe do  të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha një zyrtar i qeverisë britanike pas vendimit të Rusisë për ti ndaluar hyrjen në Rusi, Boris Johnsonit dhe politikanëve dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “duke pasur parasysh veprimet armiqësore nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”. Këtë të shtunë iu është ndaluar hyrja në Rusi gjithashtu edhe Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Këasi Këarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *