• |
ide | kryesore

Para dhe makina, ekstradohet nga Zvicra super mashtruesi shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është ekstraduar nga Zvicra në drejtim të vendit tonë një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet si i ekstraduari është Avni Buci, i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, të kryer në mënyrë të përsëritur.

48-vjeçari,  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.

Bëhet e ditur se Buci, gjatë periudhës 2008-2011, në mënyrë të përsëritur, ka përfituar shuma të konsiderueshme parash dhe automjete, duke mashtruar persona të ndryshëm fizikë dhe juridikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *