• |
ide | kryesore

Punimet, si ndryshon qarkullimi i mjeteve në Unazën e Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke filluar nga dita e diel, 17 prill ndryshon qarkullimi i mjeteve në Unazën e Madhe, për shkak të punimeve që po kryhen në ndërtimin e Lotit 3. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar të shtunës, “duke filluar nga dita e diel, 17.04.2022 ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e Lotit 3.

Automjetet që do të vijnë nga Sheshi Shqiponja në drejtim të Pallatit me Shigjeta, pas daljes nga nënkalimi i “Ozone”, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore të Lot-it 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë Mbikalimit te Pallatit me Shigjeta, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues.

Automjetet që përdorin aksin e rrugës dytësore djathtas, nuk do të kenë ndryshim të lëvizjes.

Automjetet që do të vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në drejtim të rruges “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në Lotin 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të ketë ndryshime në qarkullim.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti,” thuhet në përfundim.

 



1 Comment

  1. 5 here e kane asfaltu rrugen ose rrugicen 150 metra qe qe vjen nga mbikalimi i pallatit me shigjeta, dhe futesh poshte djathtas ne drejtim te kopshtit zologjik, te rrethrrotullimi. I beri punimet firma e ben ahmeyit Kronos, dhe shtroj balt ne vrnd te asfaltit. Sot gropat jane gjysem metri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *