• |
ide | kryesore

Vdekja e punëtorit 19-vjeçar të portit të Durrësit, 3 të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur brenda ambienteve të portit Durrësit, ku humbi jetën një 19-vjeçar i cili punonte si punëtor ngarkim-shkarkimi, Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona.

Ato akuzohen se nuk zbatuan rregullat e mbrojtjes në punë pasi viktima u aksidentua me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme.

Një nga të arrestuarit është R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë janë N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë dhe B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ky është një ndër rastet e shumta ku punëtorët kanë humbur jetën në vendin e punës.



1 Comment

  1. Per ata qe gjymtohen e flaken ne rruge s’ka as lajm
    Djemte e fukarase, mish per top per cakejte e biznesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *