• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund e ekzagjeron, por i afrohet Bayern: turpërohet me gjashtë gola Wolfsburg, tris i Freiburg

-Instant, Sport, Video



Një Borussia Dortmund spektakolare, ajo që u shfaq në javën e 30 të Bundesligës: verdhezinjtë asfaltojnë Wolfsburg 6-1 dhe i bëjnë presion kryesuesve të Bayern Mynih, në fushë nesër ndaj Bielefeld dhe gjashtë pikë larg. Triumfon 3-0 edhe Freiburg ndaj Bochum dhe mbetet në garë për një vend në Champions League. Në luftën për të mos rënë nga Bundesliga, ndërkohë, fitore themelore e Herta Berlin 1-0 ndaj Augsburg, ndërsa Mainz-Stuttgart përfundon 0-0.

BORUSSIA DORTMUND-WOLFSBURG 6-1
Shkatërruese dhe e pamëshirshme Borussia Dortmund, që firmosi një fitore rekord ndaj Wolfsburgut fatkeq, që praktikisht mungonte në fushën e lojës. Dortmund, kështu, ushtron disi presion ndaj Bayernit, i cili do të luajë nesër në Bielefeld, duke kaluar gjashtë pikë prapa kryesuesve. Nga ana tjetër, për Wolfsburg, një kolaps total që i kthen Ujqit në zonën e rënies. Humbja e miqve ndodhi që në pjesën e parë dhe brenda vetëm katërmbëdhjetë minutave, mes të 24 dhe 38: janë Rothe, Witsel, Akanji, Emre Cane dhe Haaland ata që firmosën pesëshen e tmerrshme që shtriu përtokë Wolfsburg. Në fillim të pjesës së dytë, Haaland shënoi golin e gjashtë, duke iu gëzuar dygolëshit personal, ndërsa në të 80 erdhi goli i flamurit i shënuar nga Baku.

AUGSBURG-HERTHA BERLIN 0-1
Një fitore vendimtare për shpëtimin për Hertha Berlin, që kaloi në vendin e katërt nga fundi dhe dënoi në të njëjtën kohë Augsburg me një finale të nxehtë sezoni, me vetëm tre pikë avantazh pikërisht nga skuadra e kryeqytetit gjerman. Goli vendimtar erdhi katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë me Serdar, mjaftueshëm që berlinezët të mbylleshin prapa dhe të ngrinin murin, duke refuzuar të gjitha sulmet e vendasve.

FREIBURG-BOCHUM 3-0
Fitore e qartë edhe për Freiburg, që mbetet ngjitur pas trenit për Ligën e Kampionëve, ndërsa Bochum rrezikon t’i duhet të mbrohet nga pas shpine në këtë finale të Bundesligës. Kubler dhe Sallai nënshkruan dygolëshin që rrëzoi miqtë në minutën e 5′ dhe 16′, përpara se Sallai të mbyllte historinë në të 53′. Në minutën e 68 erdhi edhe kartoni iu kuq për Stafylidis, duke lënë Bochum me dhjetë lojtarë, duke shuar përfundimisht shpresat e fundit të dobëta për një rikthim të mundshëm.

MAINZ-STUTTGART 0-0
Stuttgart është tashmë në telashe, i kaluar nga Hertha Berlin dhe tani në vendin e tretë nga fundi, në zonë e rënies. Kundër një Mainz, që pozicionohet në mesin e tabelës e që nuk ka asgjë për t’i thënë më kampionatit, miqtë nuk arritën të fitonin, përkundrazi iu afrohen disa herë humbjes dhe tashmë rrezikojnë rëndë të bien në Bundesliga 2.

Bundesliga Germany
Augsburg 0-1 Hertha Berlin
Borussia Dortmund 6-1 Wolfsburg
Freiburg 3-0 Bochum
Mainz 0-0 VfB Stuttgart



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *