• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël në FA Cup: Liverpool shkon në finale, City nuk arrin të rikuperojë krejtësisht

-Instant, Sport, Video

Vetëm një javë nga ndeshja e Premier League, Liverpool dhe Manchester City u takuan sërish në gjysmëfinalen e FA Cup dhe këtë herë Reds arritën të fitojnë 3-2 në Wembley. Skuadra e Klopp u duk se e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë me golat e Konatè dhe Manè (dygolësh) e ndihmën e portierit kundërshtar Steffen, por reagimi i City në pjesën e dytë me Grealish dhe Silva rrezikoi finalen. Nesër do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Chelsea dhe Crystal Palace.


Ndeshje me sens unik në pjesën e parë, pastaj emocione në fund për Reds, por në fund Liverpool mposht City në Wembley, duke i shkaktuar një humbje të rëndë skuadrës së Guardiolës. Citizens përshëndesin kështu Kupën, ndërsa Reds tashmë presin fituesin e ndeshjes së nesërme mes Crystal Palace dhe Chelsea. Ndeshja u thjeshtua shumë shpejt për djemtë e Klopp: kaluan vetëm nëntë minuta dhe Konatè kërceu mbi të gjithë me kokë në zhvillimet e një goditje këndi, duke nënshkruar 1-0. Nuk kishte as kohë që City të reagojë, pasi në të 17′ portieri Steffen (në vend të Ederson) bëri një rrëmujë të bujshme dhe efektivisht i theu këmbët shokëve të skuadrës, duke lejuar golin e dytë. Të kuqtë në krahët e entuziazmit shënuan edhe golin e tretë në minutën e 43, me Manè, që shënoi golin e dytë personal.


Në pushim të lojës, Guardiola a arritur ti japë ngarkesën e duhur skuadrën e tij dhe rezultatet u panë pas vetëm 120 sekondash të pjesës së dytë me golin e Grealish. Citizens besuan se mund të bëjnë rikuperimin fantastik dhe shtynë përpara, ndërsa Reds u mbështetën vetëm te kundërsulmi. Në shtesë erdhi edhe goli i 2-3, realizuar nga Bernardo Silva, që i dhuroi disa drithërima të fundit Klopp, por tashmë është tepër vonë dhe Liverpool është në finale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.