• |
ide | kryesore

Alex Rodriguez, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Alex Rodriguez po përflitet së fundmi për një romancë të re dashurie.

Ish lojtari i New York Yankees u pa më 12 prill në makinnë me Kathryne Padgett.Po atë ditë, A-Rod  dhe konkurrentja e fitnesit ishin ulur pranë fushës ndërsa Minnesota Timberwolves luanin me Los Angeles Clippers. Kathryne etiketoi Rodriguez në një foto të postuar në Instagram Stories duke treguar atletet e saj me mbishkrimin, “Jepi twolves!!!!”

Aludimet për një lidhje  nisën vetëm disa ditë pasi ish-e fejuara e tij Jennifer Lopez njoftoi fejesën e saj me Ben Affleck në revistën e saj “On the JLo” më 8 prill. Në një video-mesazh dërguar fansave të saj, ajo tregoi unazën e saj tjeshile, duke thënë , “Ti je i përkryer.”

Prillin e kaluar, aktorja e Hustlers dhe ish lojtari i besjbolli i dhanë  fund fejesës së tyre gati dyvjeçare.
“Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë,” thanë  dyshja në një deklaratë të përbashkët për E! News në atë kohë. “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta.”/Lapsi.al

Alex Rodriguez, Kathryne Padgett



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *