• |
ide | kryesore

Allegri, rikthimi te Juventus me bilanc negativ: Max bën më keq se Pirlo

-Instant, Sport



Pas barazimit në minutën e fundit me Bolonjën, Juventusit i kanë mbetur vetëm pesë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe tashmë mund të bëhet një analizë mbi rezultatet e Allegrit, të rikthyer për herë të dytë në pankinën bardhezi. Sipas llogarive, nëse gjithçka shkon në drejtimin e duhur deri në fund të sezonit, Max mund ta mbyllë vitin në vendin e katërt me 78 pikë dhe të fitojë Kupën e Italisë. Një rezultat që edhe Andrea Pirlo, në përvojën e tij të parë në pankinë në karrierë, kishte arritur ta realizonte në sezonin 2020-2021, por duke fituar edhe Superkupën.

Triumf që, në fund, me daljen për të dy në Champions League në 1/8, do të spostonte majën e gjilpërës së peshores nga ana e punës së Maestros. Një befasi për drejtuesit e Juventusit, të cilët pas shkarkimit të papritur të Pirlos kishin besuar shumë në përvojën e Allegrit për të nisur një cikël të ri te Juventus dhe për ta rikthyer skuadrën në krye në Itali dhe Evropë.

Objektiv i humbur, duke i qendruar shifrave. Vetëm duke fituar të gjitha ndeshjet nga tani deri në fund të sezonit, Max mund të barazojë rezultatin e Pirlos në kampionat dhe më pas të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë në Kupën e Italisë. Gjithçka, megjithatë, pa mundur të marrë në dorë Superkupën pas humbjes kundër Interit në janar, që do ti lejonte të barazonte krejtësisht rezultatet e paraardhësit të tij. Te Juventus, Allegri bis sigurisht do të jetë më i keq se “hera e parë” e Pirlos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *