• |
ide | kryesore

Amy Schumer: Më kërcënuan me vdekje pas shakasë për Kristen Dunst

-Instant, Paparazzi, Slider



Amy Schumer ka zbuluar se mori “kërcënime me vdekje” pasi bëri një shaka me Kirsten Dunst në Academy Awards 2022.

Gjatë shfaqjes së çmimeve muajin e kaluar, bashkë-prezantuesja Schumer, ngacmoi se kandidatja për aktoren më të mirë në rol dytësor, Dunst  ishte një “mbushëse e sediljeve” pranë bashkëshortit të saj Jesse Plemons, i cili gjithashtu u nominua për rolin e tij në filmin e tyre The Power of Dog.

Për kritikat që ajo mori mbi shakanë “plotësisht të orkestruar”, aktorja tha të mërkurën në The Howard Stern Show, “Kam marrë kërcënime me vdekje… Ishin aq të këqija sa Shërbimi Sekret më kontaktoi për këtë çështje.”

“Unë u thashë, “Mendoj se ju keni numrin e gabuar. Kjo është Amy, jo Will Smith,” shtoi ajo, duke iu referuar momentit kur Smith goditi Chris Rock në skenë.

Schumer tregoi se para ceremonisë, ajo “kontaktoi me njerëzit me të cilët do të bënte  shaka më parë dhe u sigurua që të ishte në rregull me ta”, duke përfshirë Dunst dhe Leonardo DiCaprio, të cilit i përmendi lidhjet e tij të dashurisë me vajza më të reja.

Amy zgjodhi aktoren për të qenë pjesë e shakasë së saj për mbushësit e sediljeve, ose një anëtare e audiencës që plotëson një personazh të famshëm kur ata largohen nga vendi i tyre, në mënyrë që vendi të mos duket bosh në televizion.Ajo kapi dorën e Kristen dhe e tërhoqi nga vendi i saj, duke lënë të kuptohet se ishte një mbushëse sediljeje në vend të një personazhi të famshëm./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *