• |
ide | kryesore

Bomba në lavatriçe, rusët minuan shtëpitë ukrainase para largimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ata ikën duke lënë pas shkatërrim dhe vdekje. Rusët u larguan nga zonat përreth Kievit vendosur mina kudo për të shkaktuar të tjera viktima mes civilëve që mezi presin të kthehen në rrënojat e banesave të tyre. Para se të largoheshin, rusët fshehën bomba kudo, madje edhe në lavatriçet e shtëpive të braktisura.

Ata lanë pas kurthe vdekjeprurëse në të gjitha “vendet ku kaluan natën”, denoncon Ministria e Brendshme e Kievit, duke treguar për minat e vendosura në dyert e shtëpive, poshtë makinave, midis divaneve dhe shtretërve.

“Rreziku është shumë i lartë, qytetarët nuk duhet të kthehen derisa të përfundojë puna e vështirë e skuadrës së bombave” – thuhet në njoftim.

Fotot e minave në lavatriçe, në çanta pazaresh, mes mobilieve të shtëpive të braktisura kanë bërë xhiron e medieve. Ushtria ukrainase paralajmëron se minat mund të jenë në forma të ndryshme.

“Mund të duken si një lodër, një telefon celular, një stilolaps: çdo objekt mund të mbushet me eksploziv” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Mine ovunque, 'piazzate anche nelle lavatrici' © ANSA



3 Comments

  1. HANI MUT HANI

    Ten Commandments of War Propaganda

    We do not want war.
    The opposite party alone is guilty of war.
    The enemy is the face of the devil.
    We defend a noble cause, not our own interest.
    The enemy systematically commits cruelties; our mishaps are involuntary.
    The enemy uses forbidden weapons.
    We suffer small losses, those of the enemy are enormous.
    Artists and intellectuals back our cause.
    Our cause is sacred.
    All who doubt our propaganda, are traitors.

    1. Keta sorrosistat ukrainas paskan vertete fantazi.
      Te marin shembull edhe sorrosistat tane duke filluar nga Rama, Veliaj e deri tek Llull Brava.
      P. S Po ajo plaka qe bente byrek me helm per te vrare pushtuesit eshte gjalle akoma apo e kane shtrire per te vrare ne Bucha?

      1. AJO QE THONI JU ESHTE PIKA 7 E PROPAGANDES

        Dhjetë Urdhërimet e Propagandës së Luftës

        Ne nuk duam luftë.
        Vetëm pala e kundërt është fajtore për luftë.
        Armiku është fytyra e djallit.
        Ne mbrojmë një kauzë fisnike, jo interesin tonë.
        Armiku në mënyrë sistematike kryen mizori; fatkeqësitë tona janë të pavullnetshme.
        Armiku përdor armë të ndaluara.

        7) Ne pësojmë humbje të vogla, ato të armikut janë të mëdha.

        Artistët dhe intelektualët mbështesin kauzën tonë.
        Kauza jonë është e shenjtë.
        Të gjithë ata që dyshojnë në propagandën tonë, janë tradhtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *