• |
ide | kryesore

Deputeti ukrainas: Ushtarët në Mariupol nuk do të dorëzohen

-Instant, Lajme, Planet



Deputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko ka reaguar pas paralajmërimit të Rusisë për dorëzimin e ushtarëve në Mariupol ku thekson se ato nuk do e bëjnë një gjë të tillë.

Në një deklaratë për mediat e huaja ai thekson se të gjithë ushtarët do të luftojnë deri në fund.

Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.

Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.

Ndërkohë nga ana tjetër deputeti Goncharenko  ka thënë se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe vlerësoi se rreth 100,000 civilë ndodheshin në qytet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *