• |
ide | kryesore

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit që bie në liqenin e Fierzës/ Humb jetën babai, shpëton mrekullisht i biri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të diel në Kukës. Një mjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në liqenin e Fierzës. Si pasojë ka humbur jetën Sul Demnushi, rreth 60 vjeç, dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

‘Rreth orës 11:00, në hyrje të urës së Drinit të Zi, Kukës, shtetasi A. D., banues në fshatin Mamëz, i cili udhëtonte së bashku me babain shtetasin S. D, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka rënë në liqen, ku për pasojë pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. D. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të pasagjerit, shtetasit S. D., 60 vjeç, banues në fshatin Mamëz, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi A. D., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftimin e policisë.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa kjo e fundit po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *