• |
ide | kryesore

FOTO/ Kjo 19-vjeçare ka këmbët më të gjata në botë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Kjo adoleshente mban rekordin botëror Guinness si gruaja me këmbët më të gjata në botë.

19-vjeçarja amerikane Maci Currin është e gjatë 2.1 metra dhe këmbët përbëjnë 60% të gjatësisë së saj, me rreth 135 cm.

Ato janë vetëm 12 cm më të shkurtra se aktori amerikan Danny De Vito, i cili është i gjatë vetëm 147cm.
Në vend që të fshihet nga vëmendja publike, Maci përdor shpesh rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhe pozitiviteti për trupin.

Ajo ka hapur faqen e saj në TikTok dhe shumë shpejt videot e saj merrnin miliona shikime.

“Meqënëse video po merrte shumë shikime familjarët më nxitën të postoja për gjatësinë dhe eksperiencat e mia. Me anë të shpërndarjes së postimeve mësova të dua më shumë veten dhe të tregoj se të jesh e gjatë nuk është aq keq sa e tregojnë disa” – tha vajza.

Maci pranon se avantazhet e të qenit të gjatë janë shumë të kufizuara dhe sigurisht ka sfidat e saj.

“Bota nuk është krijuar për njerëz të gjatë. Duket sikur është ndërtuar vetëm për një masë, për masën ideale. Kur më afrohen njerëz në publik më pyesin vetëm për gjatësinë ose kërkojnë të bëjnë foto me mua. Nuk e kam problem t’i përgjigjem pyetjeve të tyre, vetëm nuk më pëlqen kur bëjnë foto me mua pa më kërkuar leje.

Nganjëherë marr shumë urrejtje në rrjetet sociale, në fillim më bezdiste, por më vonë kuptova se nuk duhet të merakosem për njerëz që nuk dinë asgjë për mua apo me të cilët nuk do të takohem kurrë” – thotë ajo.

 

Maci thotë se është beqare, por me dëshirën e saj pasi ka shumë adhurues që kërkojnë të njihen me të. ©LAPSI.al

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *