• |
ide | kryesore

Inter, adrenalina e Lautaros kundër bunkerit kuqezi: Bastoni e Correa gati për derbin me Milan

-Instant, Sport



Interi duhet të fitojë, Milani mund të kënaqet edhe me një barazim me gola. Po, sepse Kupa e Italisë ka mbetur si dikur, ende me rregullin e golit në transfertë, që në Europë tashmë është arkivuar këtë sezon: në shkurt, Interi propozoi në Lega që turneu të përshtatet me rregullat e UEFA-s pa pritur sezonin e ardhshëm, kërkesa nuk u miratua me refuzimin e këshilltarëve të A, përkatësisht Paolo Scaroni (Milan), Luca Percassi (Atalanta), Maurizio Setti (Verona) dhe Tommaso Giulini (Cagliari) dhe për këtë arsye të martën gjithcka nis nga 0-0 në “shtëpinë” e Milanit më 1 mars. Për kritikët – dhe për shumë tifozë – kjo ishte ndeshja më e keqe për Interin e Inzaghit. Ose ndoshta, edhe pse në bilanc përfundoi në barazim, ai ishte vetëm momenti më i mirë për kuqezinjtë dhe më i vështiri për zikaltrit, të tronditur akoma nga humbja në derbin tjetër, atë të kampionatit. Tani situata ka ndryshuar mjaft: Inzaghi ka rifituar vrullin, golat dhe fitoret (në kampionat), Pioli ruan një mbrojtje të blinduar, por ndërkohë e ka humbur atë avantazh që kishte fituar më parë në renditje, për shkak të produktivitetit të ulët të sulmuesve të tij.

Por këto konsiderata të fundit vlejnë për luftën titull. Kupa e Italisë është diçka tjetër. Ata që sot e shohin si pengesë në sprintin drejt titullit nuk e kuptojnë, apo e nënvlerësojnë vlerën e derbit dhe forcën lëvizëse që mund të japë kalimi në finale në sprintin final të kampionatit. Kjo është arsyeja pse, pavarësisht ndeshjes me Romën në horizont, Interi që do të tentojë të rrëmbejë kalimin e raundit të martën do të jetë më i miri i mundshëm. E në këtë këndvështrim, Inzaghi do të jetë në gjendje të llogarisë të gjithë njerëzit e tij, madje edhe te Bastoni që me Spezian pësoi vetëm një shqetësim e asgjë më tepër, te Correa që u pa në pankinë me akull në kofshë, por vetëm si masë paraprake. Gati është edhe De Vrij, që luajti minutat e fundit të ndeshjes në Picco, duke dëshmuar se e ka kapërcyer pak lodhjen muskulare që kishte me Veronën. Përpara spikat Lautaro, goli ndaj Provedel ishte një injeksion besimi. Siç ndodhi me Sanchezin. Nuk do të ishte për t’u habitur nëse ata të dy do të ishin titullarë, në përpjekje për të depërtuar në bunkerin përpara Maignan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *