• |
ide | kryesore

Leu thonjtë me ngjyrat e flamurit ukrainas, rusja rrezikon burgim të gjatë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pothuajse gjithçka vjen përmes rrjeteve sociale, por gjestet janë reale. Këto janë format e protestës që na arrijnë nga Rusia, të gjitha janë gjeste mbështetjeje për Ukrainën. E fundit është një manikyr. Janë thonjtë me ngjyrat e verdha dhe blu të flamurit ukrainas të kombinuara me dy ngjyra të tjera: në gishtin e unazës e kuqe dhe e zezë që u referohen

Olga Dyachenko, një 46-vjeçare me origjinë ukrainase, por shtetase ruse që nga viti 2021 u arrestua nga policia. Një klient i saj në agjencinë e përkthimit vuri re se ajo kishte lyer thonjtë me të verdhë dhe blu si ngjyrat e flamurit rus ndërsa në gisht mbante një unazë me ngjyrë të zezë dhe të kuqe që u përkasin ngjyrave të nacionalistëve ukrainas të Pravda Sektor, një organizatë e ndaluar në Rusi.

Olga u thirr nga policia në Jaltë, u mor në pyetje dhe pas ndalimit u lirua në pritje të gjyqit. Ajo tha gjatë marrjes në pyetje se kishte bërë një manikyr normal shumëngjyrësh. Për agjentët e policisë, ata janë zbukuruar me ngjyrat e atyre që tradhtojnë Rusinë.

Ky nuk është rasti i vetëm. Në Youtube qarkullojnë pamjet e një tentative për ndërprerjen e një koncerti në Moskë të pianistit Aleksey Lyubimov dhe këngëtares Yana Ivanilova në qendrën kulturore Rassvet. Pianisti luajti pjesë të paplanifikuara të kompozitorit bashkëkohor ukrainas Valentin Silvestrov. Policia ndërhyri pasi tha se kishte marrë një alarm anonim për praninë e një bombe në ndërtesë. Lyubimov vazhdoi të luante dhe mori duartrokitje nga të pranishmit.

Kushdo që përmend luftën rrezikon vite të tëra burg në Rusi, sepse Moska e përcakton atë që po ndodh në Ukrainë si një operacion special ushtarak. Artistja ruse Alexandra Skochilenko rrezikon deri në 10 vjet burgim dhe një gjobë prej të paktën 33 mijë euro pasi në biletat e koncertit të saj kishte vendosur mesazhe paqeje.

Në Shën Petersburg, Tatiana Popova mori një gjobë prej 30 mijë rubla për ekspozimin e lodrave me fjalët “jo luftës”. BBC raportoi gjithashtu lajmin e një aktivisti rus i cili u fotografua në pjesë të ndryshme të Moskës me fytyrën në tokë dhe duart e lidhura si kufomat e gjetura në Bucha. ©Vanity Fair, përktheu LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *