• |
ide | kryesore

PD shpall rezultatet: Fituesit e zgjedhjeve në 9 degë të vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se të shtunën u mbajtën zgjedhjet në 9 degë të rretheve të kësaj partie.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00.

PD thotë se për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarët e fundit patën mundësi të votonin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën:

1. Dega 6 Tiranë, morën pjesë në garë 2 kandidatë dhe fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave.

2. Dega PD Skrapar, morën pjesë në garë 2 kandidatë dhe fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave.

3. Dega 16 Tiranë, morën pjesë në garë 3 kandidatë dhe fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave.

4. Dega Paskuqan, morën pjesë në garë 2 kandidatë dhe fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votave.

5. Dega 10 Tiranë, morën pjesë në garë 3 kandidatë dhe fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votave.

6. Dega PD Kucovë, morën pjesë në garë 2 kandidatë dhe fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votave.

7. Dega PD Elbasan, morën pjesë në garë 5 kandidatë dhe fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votave.

8. Dega PD Tropojë, morën pjesë në garë 3 kandidatë dhe fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votave.

9. Dega PD Tirana 11, morën pjesë në garë 4 kandidatë dhe fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *