• |
ide | kryesore

Rihanna dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

-Instant, F1, Paparazzi



Rihanna dhe  A$AP Rocky janë parë për herë të parë në publik pasi u përfolën për tradhëti nga ana e reperit.

Çifti së bashku  me shoqërinë e Rihanna-s u panë duke mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar Grantly Adams në ,Barbados.Ikja e tyre  vjen pasi Rocky u përball me akuzat se kishte tradhtuar këngëtaren  me stilisten Amina Muaddi, e cila i ka quajtur thashethemet një “gënjeshtër të pabazë”.

“Gjithmonë kam besuar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton ndonjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër,” filloi ajo. “Fillimisht supozova se këto thashetheme të rreme – të fabrikuara me qëllime të tilla keqdashëse – nuk do të merreshin seriozisht.Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur për tema, pavarësisht nga baza faktike dhe se asgjë nuk është jashtë kufijve.”

Thashethemet filluan të enjten kur influencuesi Louis Pisano  pohoi në Twitter se dyshja ishte ndarë.

“Rihanna dhe Rocky ASAP janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë dukee  tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi,” pretendoi Pisano.Mirëpo pas reagimit të Amina-s, ai  ka kërkuar falje publike.

“Mbrëmë mora një vendim të gabuar për të postuar në Twitter disa informacione që kisha marrë.Unë nuk do të flas për burime, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, etj, sepse në fund të ditës mora vendimin për ta publikuar dhe vendosur emrin tim mbi të.Unë do të doja t’u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve që përfshiva në veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamatura në Twitter”, shkroi Louis./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *