• |
ide | kryesore

Rusia: Ushtarët ukrainas që dorëzohen do lejohen të largohen nga Mariupoli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rusia deklaroi se do të garantojë jetën e ushtarëve ukrainas në Mariupol, të cilët do të dorëzohen në orët e ardhshme.

Forcat ruse kanë thënë se do të lejojnë ushtarët ukrainas të largohen nga bastioni i fabrikës së çelikut Azovstal, me kusht që të lënë armët dhe municionet e tyre pas.

Ata që e bëjnë këtë, do të trajtohen në përputhje me konventën e Gjenevës për të burgosurit e luftës, thuhet në një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.

Deklarata e lëshuar pak orë më parë, thotë se forcat ruse u kanë transmetuar detaje të marrëveshjes homologëve të tyre ukrainas çdo 30 minuta gjatë natës.

Nëse pranojnë, thotë Rusia, forcat ruse do të ngrenë flamuj të kuq në orën 06:00 dhe ukrainasit duhet të ngrenë flamuj të bardhë rreth perimetrit të fabrikës së çelikut.

Deri tani zyrtarët ukrainas nuk kanë dhënë asnjë shenjë se do të pranojnë ofertën. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Dhjetë Urdhërimet e Propagandës së Luftës

    Ne nuk duam luftë.
    Vetëm pala e kundërt është fajtore për luftë.
    Armiku është fytyra e djallit.
    Ne mbrojmë një kauzë fisnike, jo interesin tonë.
    Armiku në mënyrë sistematike kryen mizori; fatkeqësitë tona janë të pavullnetshme.
    Armiku përdor armë të ndaluara.
    Ne pësojmë humbje të vogla, ato të armikut janë të mëdha.
    Artistët dhe intelektualët mbështesin kauzën tonë.
    Kauza jonë është e shenjtë.
    Të gjithë ata që dyshojnë në propagandën tonë, janë tradhtarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *