• |
ide | kryesore

Telefonata shokuese/ Rusja i jep leje burrit ushtar të përdhunojë gratë ukrainase

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Në fillim të kësaj jave, forcat e sigurisë së Kievit publikuan audion e një bisede midis një çifti rus, të cilët tashmë janë identifikuar si Roman Bykovsky dhe Olga Bykovskaya. Në atë regjistrim gruaja dëgjohet duke i dhënë leje burrit të saj ushtar për të përdhunuar gratë ukrainase gjatë pushtimit.

Në regjistrimin 30 sekonda, gruaja i bën të qartë se ai ka leje për aq kohë sa ai nuk i thotë asgjë dhe përdor masa mbrojtëse. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës që publikoi regjistrimin shkruan: “Gratë e pushtuesve rusë lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”.

Zëri i një gruaje, që besohet se është Olga Bykovskaya, thotë: “Pra, po, bëje atje. Me gratë ukrainase atje. Për t’i përdhunuar. Po mos më thuaj gjë, e kupton”, shton ajo duke qeshur.

Më pas dëgjohet zëri i një burri, që besohet se është i Roman Bykovskit: “Aha. Atëherë duhet të përdhunoj dhe të mos të them asgjë”.

“Po, pra nuk duhet të di asgjë”, – përgjigjet gruaja. Qeshin të dy dhe me pas ajo shton: “Pse po pyet?”

“A mundem me të vërtetë?” – pyet ai. “Po, do të lë ta bësh. Thjesht përdor mbrojtje”, – përgjigjet ajo.

Biseda përfundon me një “ok” nga Roman Bykovsky.

Gazetarët “Radio Liberty” zbuluan se dy numrat e telefonit ishin të lidhur me dy llogari në rrjetin social rus “VKontakte”, që i përkisnin 27-vjeçarit Roman Bykovsky dhe gruas së tij Olga Bykovskaya, të dy me origjinë nga Oreli në Rusi.

Gazetarët gjurmuan telefonin e përfshirë në telefonatë. Llogaria e Romanit ishte e mbyllur për publikun, por gazetarët e gjetën atë në fotografitë e ngarkuara nga një prej miqve të tij.

Ata mësuan se Roman tani është pjesë e Regjimentit të 108-të të Sulmit Ajror të Gardës Ruse një njësi e njohur për përfshirjen e saj në aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Çifti ishte zhvendosur në Krime në 2018-ën. Nga ana tjetër, llogaria e Olgës ishte e hapur derisa u bllokua më 13 prill. I kontaktuar nga gazetarët, burri mohoi se ky ishte zëri i tij, por hetuesit thonë se zëri i tij përputhej.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky tha se “qindra raste përdhunimi” kanë ndodhur në zonat e pushtuara nga ushtria ruse, “duke përfshirë vajza të mitura dhe fëmijë shumë të vegjël”.

Dëshmitë e ndryshme të mbledhura nga media konfirmojnë përdorimin e përdhunimit si një “armë lufte”. Një grua ukrainase tha për AFP se ajo u përdhunua nga dy ushtarë rusë kur mësuan se ajo ishte gruaja e një ushtari ukrainas. ©Marrë nga Corriere della Sera, LAPSI.al

Russian Soldier And Wife Discussing Rape Of Ukrainian Women Identified By RFE/RL The wife of a Russian soldier would have given him permission to rape Ukrainian women during the invasion - Infobae Lufta në Ukraine – Faqe 7 – Balkanweb.com – News24

The wife of a Russian soldier would have given him permission to rape Ukrainian women during the invasion - Infobae



17 Comments

  1. Keto njoftime te sherbimit te sigurise se Ukraines jane sajesa qesharake. Inteligjenca, madje ne kohe lufte nuk mund te merret me idiote e marrezira.

    Kjo lufte po kthehet ne tragji-komedi me reportazhet, kronikat e lajmet boshe.

  2. ke te drejte, ua shkerdhyen bythen ukrahinasit..me ato hekurishtet e vjetra qe i keni falur edhe vellezerve serbe

  3. Fake news sorrosist. Kur lexoj kshu lajmesh them bjeri putin, shkerdheja rracen ktyre bythqirve ukrains sorrosist

  4. Te perdhunofshin mongolet!
    Jo keta te sotmit, po ata te Xhengis Khanit!

    SKite te felliqur mbeturina te njerezimit!

      1. homot i ke me sorrrosin o tope (shoqeria e shqyer)
        mos ha inat kot

        e ke pa ate homon qe ftohet ne studio televizive live ngausa?

        me homo pa homo nuk e rruj per usa dhe inferore

  5. Edhe un mendoja qe lali fiku ishte etalon i mashtrimit..kta qekan noma mashtrimit. E mbyten perdite e me shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *