• |
ide | kryesore

U arrestua 2 ditë më parë, lirohet vëllai i ish-deputetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata ka liruar nga burgu vëllain e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi. Përmbaruesi Fatos Alimadhi u arrestua 2 ditë më parë për shpërdorim detyre. 54 -vjeçari akuzohej se së bashku me dy përmbarues të tjerë, kanë firmosur shkresa dhe vendime për bllokimin e llogarive bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë.

Ky shtetas ksihte marrë një kredi në emër të një subjekti, por pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Sipas prokurorisë në momentin që ndërron jetë një person, kredinë e mbulon siguracioni i jetës.

Përmbaruesi Alimadhi, akuzohet se u bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit dhe mbi të gjitha pa i lajmëruar ata. Megjithatë gjykata tha se prokuroria duhet të hetojë për skemën e përmbaruesit si dhe të verifikojë kallëzimin e shtetases. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Botoni dhe lajmin qe po ky permbarues fitoi PAFAJESINE per arrestimin e pare. Ajo qe duhet investiguar eshte skema se kush eshte ai karagjoz qe i arreston ne kete menyre, pasi permbaruesi ekzekuton vendime gjykate. Pra keta ustallaret qe te arrestojne thone: Po zbatove vendimin e gjykates eshte veper penale, po nuk e zbatove prape eshte veper penale. E kuptoni ku kemi arritur. Po i bejne permbaruesit, qe eshte profesioni me i veshtire, te kene frike te bejne detyren. I pari qe duhet kallzuar per shperdorim detyre eshte prokurori qe ka kerkuar arrestimin dhe pastaj te shihet kush e ka shperdoruar detyren, Permbaruesi apo Prokurori !!!

    1. Shume i sakte komemti i mesiperm, por komentuesi ndoshta nuk e di se denoncuesja eshte tezja e zv.ministrit te brendshem. Pra nuk eshte vetem prokurori ne shperdorim detyre, por edhe policia e shtetit qe vepron si si grup mercenaresh ne sherbim te cilitdo titullari qe jep urdher dhe mbron nje person qe ka marre borxhe dhe nuk i ka paguar. Sa per sigurimin e jetes nga kredimarresi, ai nuk ka piken e vleres nese nuk paguhen kestet per tre muaj dhe del vendimi gjyqesor per rekuperimin e kredise. Kontrolloni policen e sigurimit si dhe konfrontoni daten e vdekjes me daten e vendimit gjyqesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *