• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduria në fund të Juve-Bologna: penallti e dyshimtë e padhënë e dy kartonë të kuq

-Instant, Sport, Video



Minutat e fundit të Juventus-Bologna ishin asgjë më pak se elektrizuese. Gjithçka nisi me një ndërhyrje të Soumaoro, në të 81′, mbi Moratan që ishte nisur ballë për ballë me Skorupskin. Arbitri Sacchi fillimisht lejoi avantazhin, me topin që përfundoi në këmbët e Cuadrados, që me portën bosh goditi traversën. Megjithatë, kishte diçka që nuk shkonte dhe arbitri i VAR Guida thërriti kryesorin e ndeshjes, me sinjalizimin se mund të jetë bërë një faull ndaj spanjollit të Juventusit. Pasi u rishikua veprimi në monitor, Sacchi vendosi të fishkëllojë faullin në favor të Juventusit, por, duke e gjykuar ndërhyrjen e Soumaoros jashtë zonës, shoqëruar me karton të kuq për mbrojtësin kuqeblu.

Vendimi i arbitrit tërbon Medel, i cili proteston hapur me Sacchin që i tregoi kartonin e verdhë, përpara se ta dërgonte në jashtë fushës me të kuq po në mënyrë plateale. Aspak i lumtur, kiliani i Bolonjës vërsulet kundër Sacchit në kërkim të kontaktit, një gjest që ndoshta do t’i kushtojë më shumë se një javë skualifikimi. Me nëntë lojtarë për një çerekore lojë, përfshirë edhe shtesën prej 8 minutash, Bolonja ia doli të mos humbiste, por pësoi barabazimin e Vlahovic.

https://www.youtube.com/watch?v=mdGB3QbH4JQ&t=22s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *