• |
ide | kryesore

Video/ Newcastle përmbys Leicester: Foxes të lodhur nga mesjava europiane, ashtu si West Ham

-Instant, Sport, Video



Dy skuadrat angleze të impenjuara në kompeticionet e UEFA-s të enjten, Leicester e West Ham, nuk i janë gëzuar dot tamam kalimit në katër më të mirat e kompeticioneve, respektivisht Conference League e Europa League, sepse në kampionat nuk kanë marrë rezultatet që shpresonin. Foxes u mposhtën në Newcastle, ndërsa Hammers u ndalën në shtëpi 1-1 nga Burnley.

Skuadra e Brendan Rodgers, i freskët nga kalimi në gjysëmfinale të Conference, është dorëzuar 2-1 ndaj Magpies, edhe pse kaluan të parët në avantazh. Lookman zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19, por më pas lodhja u ndje në këmbët e lojtarëve të Leicester, duke lejuar përmbysjen e Newcastle. Guimaraes barazoi rezultatin pas gjysëm ore lojë, ndërsa portugezi kompletoi dygolëshin e tij sensacional në minutën e 5 shtesë. 37 pikë për Newcastle në vendin e 14, ndërsa Foxes mbeten të 9 me tre pikë më shumë.

Situatë pothuaj e njëjtë edhe për West Ham, që arriti të limitojë dëmet, për të marrë një barazim 1-1 me Burnley, vetëm sepse miqtë humbën një penallti në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Weghorst hapi ndeshjen me golin e minutës së 33 dhe përpara se Hammers të ktheheshin në lojë, mund të kishin shënuar sërisht me penalltinë e shpenzuar nga Cornet. Barazimin për vendasit e shënoi Soucek, me mesfushorin që realizoi në minutën e 74, duke vendosur ekuilibrin, që nuk i ndihmon në ambicjen europiane, duke e mbajtur dy pikë pas Arsenal të vendit të gjashtë. Pikë e rëndësishme për Burnley, që megjithatë mbetet në zonën e rënies me 25 pikë, tre nga Everton dhe zona e shpëtimit.

Premier League England
Newcastle United 2-1 Leicester City
West Ham United 1-1 Burnley



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *