• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni talljen që Kroos i bëri Mason Mount, pas eleminimit në Champions

-Instant, Sport, Video



Pavarësisht humbjes në Santiago Bernabeu, Real Madrid rrëmbeu kalimin në gjysmëfinalen e Champions League duke eliminuar Chelsea me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Blancos festuan me tifozët e tyre arritjen, të gjithë së bashku, përveç Toni Kroos. Në fakt, gjermani preferoi t’i përkushtohej diçkaje tjetër: të tallte Mason Mount.

Rivaliteti mes lojtarit të Realit dhe anglezit daton që nga Champions League e sezonit të kaluar. Merengues dhe Chelsea u takuan në gjysmëfinale dhe skuadra e Premier League arriti të mbizotërojë me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu, sfida përfundoi në barazim 1-1. E, duke folur në prag të ndeshjes së kthimit, mesfushori gjerman kishte nënvlerësuar kërcënimin e mundshëm të anglezëve: “Në 15 vitet e karrierës sime nuk e kam humbur kurrë gjumin. Ata dëshmuan në Madrid se luajnë si ekip. Ata kanë një trajner gjerman, kështu që nuk më habit. Ata mbrojnë mirë dhe kanë ritëm në sulm, këto janë pikat e tyre të forta”.

Në Stamford Bridge, Chelsea fitoi më pas 2-0 dhe eliminoi spanjollët. Mount, në post-ndeshje duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, iu referua fjalëve të Kroos: “Kam dëgjuar një nga lojtarët e tyre të thotë më parë se nuk e prish gjumin. Por, si ekip ata duhet ta humbasin gjumin për ne si ekip. Ne japim kaq shumë”.

Gjermani nuk heshti në atë kohë dhe iu përgjigj intervistës së Mount pas ndeshjes me një postim në Twitter: “Unë ende fle mirë. Por bëtë mirë dje, urime. Suksese në finalen tuaj të parë të Champions League”. Blues më pas fituan kompeticionin duke mundur Manchester City në finale.

Kross, megjithatë, këtë sezon mori hakmarrjen e tij dhe në bilbilin e fundit, në vend që të festonte me shokët e skuadrës dhe tifozët, ai preferoi të ngacmonte Mason Mount. Madje, kanë dalë imazhe në të cilat shihet qartë gjermani teksa është i zënë me imitimin e lojtarit të Chelseat. 23-vjeçari nuk ka komentuar për momentin. Skuadra e Carlo Ancelottit tani do të përballet me Manchester City për një vend në finale në javët në vijim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *