• |
ide | kryesore

Video/ Tris i Bayern që mbetet +9 nga Dortmund: javën e ardhshme ‘match point’ i parë për titullin në Bundesligë

-Instant, Sport, Video



Në javën e tridhjetë të Bundesligës, Bayern Mynih i përgjigjet Borussia Dortmundit duke fituar 3-0 ndaj Arminia Bielefeld, duke mbetur në krye të renditjes, +9 nga verdhezinjtë. Autogoli i Laursen (10′), goli i Gnabry gjatë shtesës së gjatë në pjesën e parë (52′) dhe devijimi i Musialës (85′) vendosën sfidën: Nagelsmann do t’i duhet vetëm të mposht Rose në ndeshjen direkte, të javës së ardhshme për të fituar titullin. Arminia mbetet e parafundit me 26 pikë.

Bayern nuk gaboi asgjë dhe harron eliminimin zhgënjyes nga Champions League, duke mposhtur 3-0 Arminia Bielefeld në transfertë, duke e cuar situatën në kampionat tashmë në ‘match point’ e parë për titull. Kampionët në fuqi të Gjermanisë gjetën menjëherë një mundësi flagrante shënimi: në minutën e 8′, në fakt, goditja me kokë e Lewandowskit goditi traversën, edhe falë mrekullisë së Ortega Morenos, dhe ndaloi në vijën e portës pa e kaluar plotësisht. As një minutë më vonë erdhi avantazhi 1-0 për bavarezët: top i gjatë i Kimmich, për goditjen me kokë e Alphonso Davies që detyroi Laursen për autogolin më klasik. Arminia gati arriti barazimin me Okugawan, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Protagonist VAR sërish edhe në shtesën e gjatë: Gnabry shënoi pas një asist të Kimmich, por goli fillimisht u anulua nga arbitri për pozicion jashtë loje, përpara se teknologjia t’i jepte vlerë.

Në pjesën e dytë, Neuer ruajti avantazhin me pritjet e tij ndaj Vasiliadis dhe në minutën e 85 erdhi edhe goli i 3-0: Lewandowski shërbeu për Musialën, që nuk gaboi nga fare pranë. Bayern me këtë fitore u ngjit në kuotën e 72 pikëve, duke u rikthyer +9 nga vendi i dytë i Borussia Dortmundit. Në javën tjetër do të jetë Klassiker: në rast fitoreje, Nagelsmann do të mund të festojë Meisterschalen e tij të parë me bavarezët. Arminia Bielefeld, nga ana tjetër, mbetet e parafundit me vetëm 26 pikë, në mesin e zonës së rënies.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *