• |
ide | kryesore

Video/ Gafa e radhës e Donnarumma, e ardhmja te PSG e pasigurtë: “Tani Navas është në dispozicion”

-Instant, Sport, Video



Goditje këndi e Payet, gabim në dalje e Donnarummas dhe Caleta-Car, nga fare pranë shënoi golin e barazimit për Marseille. Një gafë e re e Gigios pas atij që kontribuoi në eliminimin e parisienëve nga Champions League. Ish-portieri i Milanit nuk u shfaq në një performancë të lartë as me rastin e golit tjetër të skuadrës së Sampaolit, që për fatin e italianit u anulua nga VAR. Pakënaqësia në Paris ndaj tij ka filluar të rritet dhe qëndrimi i tij te PSG është në rrezik serioz.

L’Equipe raportoi për të dhëna, sipas së cilave drejtuesit parisien kanë vënë në bankën e të akuzuarve drejtorin sportiv Leonardo, që mund të jetë ‘dashi i kurbanit’ për dështimin e ri evropian. Lamtumira eventuale e brazilianit do të kishte pasoja për lojtarët e kërkuar prej tij dhe me një pagë jo në përputhje me performancën në fushë. Pikërisht rasti i Donnarummas. Gazeta franceze, më pas, flet për një hipotezë, absolutisht të pamundur, që parashikon rikthimin e Gigios te kuqezinjtë me ardhjen e pronarëve të rinj.

POCHETTINO: “TANI NAVAS ËSHTË NË DISPOZICION”
“Renditmenti i një lojtari gjithmonë parashikon ulje e ngritje. Nuk mund të them që Donnarumma nuk ka patur një renditment të mirë. Ne kemi dy portierë të nivelit. Keylor Navas u kthye nga Kosta Rika i dëmtuar, por punoi me grupin dje dhe tani është në dispozicion. Do të shohim kush mes të dyve do të luajë në ndeshjen e radhës. Të gjithë lojtarët mund të bëjnë gabime, duke përfshirë edhe portierët.”

Ndërkohë, Gigio ka postuar një foto pas ndeshjes që e tregon të relaksuar dhe të qetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *