• |
ide | kryesore

Aksident i trefishtë në Korçë, një i plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tre mjete janë përfshirë në një aksident këtë të hënë në lagjen numër 14 të Korçës. Burime nga policia bëjnë me dije se janë përfshirë në një aksident tre mjete konkretisht, mjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. Z; mjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin F. H. dhe mjeti tip “Opel”, i cili ndodhej i parkuar në rrugë. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi j mjetit “Land Rover”, shtetasi F. H., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *