• |
ide | kryesore

Berisha: Basha tani po hap fjalë se unë do arrestohem

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha po thotë në takimet që po zhvillon se ai do të arrestohet.

“Ky që kalon nga mbledhja në mbledhje, me ato foltoret e mbyllura dhe u thotë; “Durim se do arrestohet Berisha”. Ka që nga shtatori gjer sot që e ka këtë gjë.

Çfarë sheh Rama sot, sheh fatin e Bashës, ndaj dhe thotë “Ssss kape” por është i pashpresë, sepse afera e inceneratorëve dhe të garantoj se ka afera në potencial edhe më të mëdha” – tha Berisha që tregoi kur do jetë gara për kreun e PD-së.

“Kjo është agjenda e 30 prillit. Do shpallet data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Këtë s’ka nevojë ta bëjë Kuvendi, këtë e bën ose Komisioni i Rithemelimit para Kuvendit ose kryesia pas Kuvendit të 30 prillit” – deklaroi Berisha.

“Kandidatët e mi kanë qenë Pjetër Arbnori, Azem Hajdari, Neritan Ceka, Uran Butka. S’kam pasur kandidatë fiktivë, por kandidatë që janë nderuar. E kam thënë, atë që them, i bindur të jesh që mbahem pas tyre pavarësisht çmimit.

Lulzim Basha ka të drejtë të kandidojë për të gjitha forumet përfshirë kryetarin e PD-së. Nuk do ndihesha aspak jo komod” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Eheeeee ashtu si thu ti eshte.
    Ti je me i miri.
    Me i squti.
    Me i ndershmi.
    Me i forti.
    Me i bukuri.
    Te tjeret…
    Me budallenjt.
    Me te korruptuarit.
    Me te shpifurit.

    Lum familja qe te ka.

  2. Demokratet po bashkohen rreth Berishes jo se eshte me i miri, me i squti etj, por sepse eshte si
    ata, me ta e per ta. Nga nje njeri i thjeshte i nje zone periferike qe fale aftesise, guximit dhe
    ndershmerise arriti te behej perfaqesuesi me i spikatur i tyre dhe te drejtoje shtetin ne tre
    mandate qe ishin edhe mandatet me te sukseshme ne keto 30 vjet pluralizem.
    Ashtu si Gjergj Elez Alia u detyrua te ngrihej nga shtrati qe rrinte prej 9 vjetesh me 9
    plage ne trup, sepse Bajlozi i detit kerkonte harac te rende, edhe Sali Berisha u detyrua te
    kthehet nga pensioni prej 9 vjetesh sepse Bajlozi po kerkonte nje harac te rende : Te shuante
    Partine Demokratike krijesen e tij dhe te atjj grupi guzimtar te Levizjes se Dhjetorit 90, te
    shuante ate organizate qe megjithe te metat mbetet perfaqesuasja dhe shpresa e demokrateve.
    Populli demokrat e din se Sali Berisha eshte shpallur non rata.
    Populli demokrat e di se kete shpallje e ka bere aleati me i madh i Shqiperise.
    Populli demokrat nuk eshte ne zgjedhje mes Sali Berishes dhe Amerikes, por mes pluralizmit
    apo kthimit ne monizem, por ne nje monizem qe kerkon jo vetem ta sundoje popullin opozitar,
    jo vetem ta varferoje e ta menjanoje por mundesisht edhe ta shporri nga Shqiperia .

  3. na çane trapin. Tek karriget e kane mendjen te gjithe keta pD e PS..Njerezit po ikin nga syte kembet nga niveli e qelbesirlleku keta merren akoma me kolltuqe..

  4. u dërguan të drejtojnë fabrikat e ndërmarrjes ushqimore dhe pas pak kohësh nuk kishte më as fabrikë qumështi, as fabrikë mielli, as fabrikë vere; u dërguan të drejtojnë uzinën e telave dhe ,pavarësisht se kishte drejtues që donin të bënin ndryshimin e duhur, politika shkatrroi gjithçka. Instituti i Misrit dhe Orizit, që prodhonte farë të cilësisë së lartë , tani nuk ekziston. Në vendin e tij janë disa firma seksere, në qark të mbyllur, që sjellin atë farë misri që nuk i duhet askujt gjë; nuk e di nëse mbillet më oriz në Shqipëri; u mbyll instituti i Zooteknikës, më i shkëlqyeri në Shqipëri dhe kuajt e famshëm u vodhën militantisht. Vreshtat e mëdha të Shtojit u dëgjën, varietet e njohura të rushit humbën, mundi i shkencëtarit Todo Gjermani shkoi në tym e flakë. Në pak kohë, zona industriale e qytetit, ku ishin 45 mijë punëtorë , u shkretua, asgj nuk mbeti, veç zallit të bardhë dhe mureve të rrënuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *