• |
ide | kryesore

Federata spanjolle, 24 milionë për Pique për Superkupën në Arabi: plasin polemikat

-Instant, Sport



Federata Spanjolle e Futbollit (RFFE) ka negociuar një komision prej 24 milionë eurosh për Kosmos, kompaninë e ngjarjeve sportive të drejtuar nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, për të transferuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. Kjo është ajo që zbulon gazeta spanjolle El Confidencial, e cila kishte akses në dokumente dhe mesazhet private audio mes Pique dhe presidentit të Rfef, Luis Rubiales, sipas të cilave federata spanjolle e futbollit merr 40 milionë euro në sezon për secilin nga gjashtë edicionet e zhvilluara në Arabinë Saudite nga viti 2020 (240 milionë euro në total), ndërsa Kosmos përfiton 4 milionë euro në sezon, 24 milionë euro në total.

“Pique ishte i rëndësishëm në negociatat që Superkupa e Spanjës të organizohej në Arabinë Saudite dhe gjatë këtij procesi ai gëzonte trajtim preferencial nga Rubiales, për arsye që ende nuk janë përcaktuar”, shkroi El Confidencial të hënën. E kontaktuar nga AFP, Kosmos ende nuk është përgjigjur. Edicioni i parë i Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite u luajt në janar 2020 ndërmjet Barcelonës, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Valencias dhe u fitua nga Real Madrid (kundër Atletikos në finale). Disa javë para këtij edicioni të parë, Rubiales kishte konfirmuar tashmë në një konferencë për shtyp se Kosmos kishte ndërhyrë në negociatat me Arabinë Saudite dhe kishte theksuar se federata nuk kishte bërë asnjë pagesë direkte për kompaninë e themeluar nga Pique, duke shmangur kështu ‘një shkelje të kodit të saj të etikës, të miratuar unanimisht nga federata në dhjetor 2019.

Të enjten, RFFE denoncoi në një deklaratë se kishte qenë viktimë e një “sulmi informatik si pjesë e një veprimi kriminal” dhe ka shtuar se “dokumentet, bisedat dhe audicionet private të presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm” ishin vjedhur. Në komentet e raportuara nga gazeta sportive Marca, gazeta më e shitur në Spanjë, Federata ka thënë se “këto informacione nuk sjellin asgjë të re në krahasim me atë që u bë publike në 2019”. “Të gjitha shifrat e operacionit ishin paraqitur, shpjeguar dhe votuar nga asambleja. Kjo është pjesë e fushatës së ngacmimit dhe diskreditimit me të cilën jemi mësuar,” tha një ekzekutiv i federatës, cituar nga Marca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *