• |
ide | kryesore

FOTO/ Makina Porche e shkatërruar: Bruno Fernandes aksidentohet para ndeshjes me Liverpool

-Instant, Sport



Momente frike për Bruno Fernandes e caste ankthi për Manchester United. Në prag të ndeshjes së madhe të Premier League kundër Liverpool, mesfushori portugez në fakt është përfshirë në një aksident automobilistik. Sipas raporteve nga agjencia e lajmeve PA, Bruno Fernandes dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në aksident nuk kanë pësuar dëmtime apo probleme fizike. Policia është duke ndërtuar dinamikën e aksidentit, në të cilën makina Porche e Fernandes është përplasur me një Volkswagen, por deri tani nuk janë dhënë detaje. Gjithësesi, duke parë se lojtari nuk ka pësuar dëmtime fizike, për ndeshjen e madhe kundër Reds, Bruno Fernandes duhet të jetë në dispozicion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *