• |
ide | kryesore

FOTO/ Tifozë të panumërt në funeralin e Freddy Rincon në stadiumin Pascual Guerrero

-Instant, Sport



Qindra njerëz kanë bërë homazhe për Freddy Rincon, ish-lojtarin e Napolit dhe Real Madrid ndër të tjera, por mbi të gjitha të përfaqësueses së Kolumbisë, i cili vdiq në një aksident me makinë të enjten. Shumë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin Pascual Guerrero në Calì, si dhe ish-shokët e skuadrës dhe trajnerët. Ndër fjalët më të përzemërta ishte ajo e vëllait të tij, Sebastian.

Freddy Rincon humbi jetën në Kolumbi, ku ishte shtruar në spital prej tre ditësh, në terapi intensive, pasi ishte viktimë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Calì. Rincon, kishte bërë 28 paraqitje për fanellën e Napolit në sezonin 1994-1995, duke shënuar 7 gola, përpara se të transferohej në Madrid. Ishte gjithashtu një shtyllë e kombëtares së Kolumbisë.

I mbiquajtur “El Coloso” (“kolosi”), Rincon ishte një nga yjet e ekipit kombëtar kolumbian gjatë Kupës së Botës 1990 në Itali dhe ishte pjesë e gjeneratës së artë kolumbiane që u kualifikua për tre Kupa Botërore radhazi (1990, 1994 dhe 1998). Ai ka luajtur jo vetëm për Real Madridin dhe Napolin, por edhe për Palmeiras dhe Corinthians (Brazil) dhe America de Cali (Kolumbi).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *