• |
ide | kryesore

Grabitja me armë e postës në Kamëz, policia jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia reagoi duke dhënë detaje për grabitjen e sotme të zyrës së Postës Shqiptare në Kamëz.

Grabitja me armë, të dyshuar lodër, ndodhi sot rreth orës 14:20.

Sipas policisë, personi në fjalë ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

“Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.” – njoftoi policia. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *