• |
ide | kryesore

I çmenduri Putin nderon brigadën që akuzohet për masakrën në Bucha

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 18 prill ka nderuar një brigadë, që Ukraina e akuzon për “krime lufte” dhe vrasje masive në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit.

Njoftimi për ndarjen e titullit ndaj kësaj brigade vjen në ditën e 54-të të pushtimit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, teksa vlerësohet se mijëra persona javë vrarë dhe 12 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Lufta në Ukrainë është shndërruar në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin nënshkroi dekretin për ndarjen e titullit “Mbrojtës” për Brigadën e 64-të të pushkëve të motorizuara për mbrojtjen “e atdheut dhe interesave të shtetit”. Në dekret pjesëtarët e kësaj brigade u lavdëruan për “heroizmin masiv dhe guximin si dhe këmbënguljen”.

Në fillim të prillit, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se kjo njësi kishte okupuar Buçën dhe kishte kryer “krime lufte”.

Drejtoria e Inteligjencës së Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes ka publikuar emrat, gradat dhe detajet e pasaportave të anëtarëve të kësaj brigade, duke thënë se ata do të përballen me drejtësinë.

Shumica e personave të vrarë në Buça kanë vdekur nga plagët me armë zjarri, tha policia ukrainase javën e kaluar.

Pas largimit të trupave ruse nga ky qytet, trupat e pajetë të banorëve u gjetën në rrugët e këtij qyteti, disa prej të cilëve kishin të lidhur duart pas shpine.

Kremlini ka mohuar akuzat se forcat ruse janë përgjegjëse për vrasjen e civilëve në Buça, duke thënë se imazhet e trupave të pajetë të civilëve, që janë publikuar, janë “të rreme”.



6 Comments

  1. shikoni videot e ushtarve ukrainas per te pare se kush eshte i cmednur

    gjejne civile me proruse dhe ie vrasin e torturojne

    aq trima jane

  2. edhe media qe turret dhe bideni qe leshohet si histerik menjehere sa ka ndodhur
    tregon qarte se kush e ka bere

    te vertetohet pastaj flasim

  3. trupat mendoheshin 15+ dite te vdekur dhe mishi ende i fresket
    shenja gjaku prane jo
    shiriti i bardhe
    trastat jeshile te ushtareve ruse po
    nje nje vend jane dy trupa pastaj shffaqen 3
    ka video ku ushtare ukrainas terheqin kufoma ne rruge
    ushtaret iken ne daten 31 dhe per disa dite nuk pati asnje raportim
    per kufoma ne rruge as nga bashkiaku
    ne date 2 u lajmeruan njerezit se do te kishte spastrim
    dmth “bashkepuntort ‘ e rusve do te vriteshin etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *