• |
ide | kryesore

Juventus ndryshon ‘fytyrë’: Jorginho, Pogba e Milinkovic mesfusha e së ardhmes

-Instant, Sport



Ndeshja zhgënjyese kundër Bolonjës konfirmoi se pa një mesfushë të fortë Juventusi nuk mund të konkurrojë për titull e për objektiva të rëndësishëm europianë. Të gjithë e kanë kuptuar këtë, aq sa tashmë objektivi kryesor për merkaton e verës së ardhshme është të sistemohet reparti i mesit të fushës. Në fakt, pavarësisht dëmtimeve, kjo është hallka e dobët e një zinxhiri që mund të mbështetet te Vlahovic përpara dhe te njerëzit me përvojë të madhe pas.

Ditët e fundit emri më i kuotuar është ai i Jorginhos. Italo-braziliani është anashkaluar disi nga Tuchel dhe duke pasur parasysh situatën delikate të Chelsea, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të bërë një ndryshim. Në Torino, megjithatë, nuk janë të gatshëm të bëjnë cmendurira për një 30-vjeçar dhe mund të vendosin dhjetë milionë euro në tavolinë e jo më shumë. Madje, ata do të vlerësonin me shumë dëshirë edhe lojtarë në këmbim, si Adrien Rabiot për shembull. Blues janë të interesuar për francezin, gjithnjë nëse brenda dy muajsh do të mund të bëjnë merkato, duke pasur parasysh kufizimet e vendosura nga qeveria britanike për cëshjten Abramovich. Bardhezinjtë duhet të kenë kujdes edhe Lazion, duke qenë se Sarri, që e ka stërvitur Jorginhon si në Napoli ashtu edhe në Londër, do të donte ta kishte sërish me vete.

Ajo Lazio nga ku mund të mbërrijë Sergej Milinkoviç-Savic. Ose të paktën kjo është një nga mundësitë duke qenë se serbi ka vite që lidhet nga zërat e merkatos me Zonjën. Këtë herë arma shtesë për të bindur Lotiton është i riu Nicolò Fagioli, një talent i Juventusit tani i huazuar te Cremonese, të cilin Sarri do ta merrte me kënaqësi.

Ndërkohë, emri i Juventus është rikthyer të bashkohet me atë të Paul Pogba. Konfirmimet vijnë nga Anglia, në lidhje me vendimin e tij për të mos rinovuar (do të lirohej në qershor me parametër zero) me Manchester United. Në fakt, mesfushori francez është futur në merkato dhe është në pritje të ofertës më të lartë. Bardhezinjtë janë duke e menduar, por përshtypja është se vështirë se do të fitonin konkurrencën e PSG dhe Real Madrid, dy klubet e tjera që e kanë ndjekur lojtarin prej disa kohësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *