• |
ide | kryesore

Kapet kokainë në Sarandë, vihen në pranga 2 persona

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia në Sarandë, pasi u janë gjetur doza kokaine, gati për shitje. Mësohet se pas një pune hetimore 3-mujore, u bë arrestimi i dy personave: D.(B). B., 41 vjeç dhe V. Rr., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

“Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dy automjete dhe dy aparate celulare. Vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore 3-mujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se dy shtetas posedonin lëndë narkotike kokainë dhe e shpërndanin atë në zona të ndryshme të Sarandës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘REKLAMAT'”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarande, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *