• |
ide | kryesore

Nga Tirana në Berat/ Zgjidhen sot kryetarët e 6 degëve të PD, emrat e kandidatëve

Arkiva



Zgjedhjet për kryetarët e degëve të Partisë Demokratike vazhdojnë këtë të hënë në gjashtë degë të tjera. Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Në rast se në qendrat e votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 18.00, deri kur edhe anëtari i fundit i degës përkatëse të ketë votuar.

Kandidatët për Kryetarë në degët ku sot zhvillohen zgjedhje, janë si më poshtë vijon:

Dega PD Berat

Shyqyri Hajrulla Duro

Ermal Luan Dollani

Oltion Ali Merdari

Afrim Njazi Merko

Dega PD Librazhd

Ilirjan Alliu

Ndricim Lila

Shefki Cota

Dega PD Prrenjas

Arjan Karriqi

Ardian Leka

PD dega 1 Tiranë

Alban Fehmi Petku

Fetah Xhemal Hasanaj

PD Dega 5 Tiranë

Alfred Tusha

Andon Frrokaj

Dritan Kociaj

Enkeleda Mushi

Fatmir Myrta

PD dega 8 Tiranë

Gazmend Ahmet Sallaku

Ylli Fadil Subashi

 

Një ditë më parë, 18 degë të tjera u përfshinë në procesin e zgjedhjeve të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë janë zhvilluar në disa nga degët e PD-së në vend, ndërsa pritet që procesi në vazhdojë në ditët në vijim. Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *