• |
ide | kryesore

Nga zarfi tek vota në emailin e PS/ Si po degradon caktimi i presidentit të ri

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



“Duam që të bëjmë një komunikim sot me ju për më shumë detaje për procesin e saponisur të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Kur flas për proces në fakt janë dy procese, procesi i parë është ai Kushtetues, që sikurse jeni vënë në dijeni ne kemi inicuar kërkesën për fillimin e këtij procesi Kushtetues në datën 29 Prill. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse duam t’i lëmë më shumë kohë procesit konsultues se sa procesit kushtetues. Procesi Kushtetues fillon me mbajtjen e konferencës…”

Në 60 sekondat e para të konferencës, Taulant Balla e përmendi 8 herë fjalën “proces”. Kakofonia nuk është rastësi. Përkundrazi! E nxorrën para gazetarëve për të përtypur disa procese të organizuara paralelisht për emrin e presidentit të ri. Të gjitha duken si farsa. T’i marrim me radhë.

Pseudoprocesi i parë:

Të martën, deputetëve socialistë do t’u shpërndahet një zarf dhe një formular, ku secili do të ketë mundësi të shkruajë emrat e tre kandidatëve që mendon se janë të denjë për president. Se sa i dëgjon Rama deputetët e tij, tashmë dihet. Që kjo është një tallje, kuptohet që nga fakti se nxjerrja e emrave do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe se nuk dihet nëse rezultati do të publikohet apo jo.
“Për ne ka rëndësi të kemi një proces brenda për brenda grupit parlamentar” u shpreh Taulant Balla, ndërsa vazhdoi me shpalosjen e “procesit” të dytë.

Pseudoprocesi i dytë:

Ky i dyti ka të bëjë me negociatat me opozitën. Kontaktet do të bllokohen me njerëzit e Berishës dhe me ata të Metës, pasi as Komisioni i Rithemelimit dhe as LSI nuk kanë grup parlamentar. Ftesa do t’i dërgohet Enkelejd Alibeajt nga PD, Mesila Dodës dhe Fatmir Mehdiut për disa takime paraprake në zyrat e Kuvendit. “Kushtetuta parashikon një proces” tha Balla duke folur për komunikimin me opozitën. Dihet tani se asnjë prej emrave të thirrur nuk përfaqëson shumicën e një opozite të bërë copash. “Do të flasim me copat dhe çikat e opozitës” ka ironizuar Edi Rama më herët, i qetë se asnjë copë apo çikë nuk e vë dot në presion për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Pseudoprocesi i tretë:

Një adresë emaili e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, [email protected] do të sherbejë si kuti votimi për popullin. Seriozisht, socialistët e kanë quajtur edhe këtë një proces. “Populli nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të sjellë propozime” tha Balla, në konferencë me gazetarët. Se si dhe kush do t’i numërojë votat e “popullit” me email mbetet një mister. Pavarësisht se Kushtetuta parashikon që presidenti të zgjidhet nga parlamenti dhe jo nga populli, Taulant Balla e quajti këtë një standard i ri për t’u ndarë nga kulisat e vjetra për konsultimet e kryetarit të shtetit.

Pseudoprocesi i katërt

Në nevojën urgjente për procese, nuk mund të lihej jashtë lojës edhe shoqëria civile. Taulant Balla tha se do të ketë ftesa për shoqërinë civile, që të bëhen propozime për emrin e ri të kreut të shtetit. Mbetet për t’u parë se kush nga shoqëria civile do të bëhet pjesë e kësaj farse, megjithëse në raste të tilla, të pavarurit e fasadave dhe fondeve qeveritare asnjëherë nuk mungojnë.

Pse i duhet “procesi” socialistëve për presidentin e ri

Por pse duhen organizuar procese, konsultime dhe votime për t’i folur liderit, që socialistët e krahasojnë herë me Zeusin dhe herë me Skënderbeun? Pse kjo dëshirë për votime, nga partia që eleminoi votën për kryetarin? Çfarë po kërkon të fshehë Edi Rama?

Qëllimi është të krijohet ideja se presidenti i ri do të jetë produkt i një procesi. Jo zgjedhja personale e Edi Ramës, që pasi ka kapur të gjitha pushtetet, mezi pret t’i djegë etapat, për të emëruar në krye të presidencës ushtarin ose ushtaren e radhës.

Por mbivendosja e proceseve po degradon në tallje. Sepse gjasat janë që Rama e ka ndarë mendjen për emrin që do caktojë në krye të shtetit. Pikërisht kjo duhet fshehur. Fakti që ai emrin e presidentit e ka. Tani i duhet një proces./Lapsi.al



14 Comments

  1. Une kam numrat une zgjedh presidentin.
    Do marr dhe mendimin e gruas dhe ate te organizatave OJQ,rinise ,sindikatave dhe ate te te medias se lire .
    Ne funt do zgjedh vehte.
    Shyqyr qe nuk eshte Saliu qe zgjodhi vehten me 98%.
    Pse gomere na dini ju,pellisni ne shtyp sa me shume,beni sa me shume emisione koti se ne fund e di veta.
    Do pyesim e dhe Fevzon se ka zizion te qarte se ku kane shkuar parate e TAP.

  2. Ato janë para xhepi para miliardave që ai dhe familja e tij i kanë rrëmbyer këtij vendi, derisa u akuzuan për korrupsion domethënës nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Ai nuk ka shkuar në Kuvend për dieta dhe rrogë, por për të mbrojtur miliardat e vjedhura nga pushteti i tij.

    Por mund të na e kursente këtë deklaratën populiste se ka vënë në siklet gjithë deputetët e Foltores që i kanë marrë ato para, madje kanë kërkuar para dhe kur kanë djegur mandatet dhe kanë ikur nga Kuvendi.Si e zgjodhi salihu Topin duke blere deputet te nanos,apo si zgjodhi Jarin e nishanit nuk do zgjidhet ky tjetri tani,jeni mesuar me salihu o shpellkare te gjithe bllof do dilni si gjithmone

  3. Kur del ne foltore perdredh by....n dhe gojen njesoj si kryehajduti Skenderbeu I saj !!!! thotë:

    Jam per Elisa SPIROPALIN Pse?1)vishet me rroba shume te shtrenjta nga leket e taksat pagues ve shqipetare (Veshjet e saj jane Mendafsh dhe kostume shume te shtrenjta)!2)Veshja e saj e shoqeruar me varese me diamante dhe rruaza qe kushtojne sa Qimet e kokes te gjithe shqipetareve dhe femijeve ju ka varur nga nje gur super te rende ne qafe (por dhe ato qe do te lindin ne vitet ne vijim do te lindin me gure ne qafe) Dhe kjo nga vjedhjet marramendese qe ka bere kjo grua ne dogana duke shqyer traret bashke me Skenderbeun e saj!!3)”Per sharmin e saj flitet ne gjithe kancelarite e globit por dhe si Hajdute globale!!!Kur je hajdute mendo se cfare morali ka kjo por per sektin hajdut te rilindjes i ploteson te gjitha kushtet per Presidente!💩🤮💩🤮

  4. Procesi serial i perzgjedhjes se Presidentit te ri eshte nje tjeter tallje e Rames, sikurse Keshillimi me popullin me zarfa per legalizimin e droges dhe parave te droges neper bote, qe po na e kendojne edhe dreqi e i biri.

    Nese do te donin vertet nje President te konsultuar me popullin, do te benin ligjin per ta zgjedhur direkt me vote popullore, ashtu si vendet fqinje.

    Ky procesi qesharak eshte, sic thote populli, “pyet 100 vetë e bën siç di vetë”.

  5. u dërguan të drejtojnë fabrikat e ndërmarrjes ushqimore dhe pas pak kohësh nuk kishte më as fabrikë qumështi, as fabrikë mielli, as fabrikë vere; u dërguan të drejtojnë uzinën e telave dhe ,pavarësisht se kishte drejtues që donin të bënin ndryshimin e duhur, politika shkatrroi gjithçka. Instituti i Misrit dhe Orizit, që prodhonte farë të cilësisë së lartë , tani nuk ekziston. Në vendin e tij janë disa firma seksere, në qark të mbyllur, që sjellin atë farë misri që nuk i duhet askujt gjë; nuk e di nëse mbillet më oriz në Shqipëri; u mbyll instituti i Zooteknikës, më i shkëlqyeri në Shqipëri dhe kuajt e famshëm u vodhën militantisht. Vreshtat e mëdha të Shtojit u dëgjën, varietet e njohura të rushit humbën, mundi i shkencëtarit Todo Gjermani shkoi në tym e flakë. Në pak kohë, zona industriale e qytetit, ku ishin 45 mijë punëtorë , u shkretua, asgj nuk mbeti, veç zallit të bardhë dhe mureve të rrënuara.E pranove qe nje shpellkar bythelepires i salihut o Edi

    1. Ndër veprimet e para që bëri Spahia i parë ishte largimi nga detyra i të gjithë drejtuesve të ndermarrjeve dhe institucioneve të rrethit. Shkodra kishte aso kohe 81 qendra pune e prodhimi, duke filluar nga më e rëndësishmja, Uzina e Telave dhe Kabllove, në të cilën porsa ishin montuar makineri moderne austriake dhe që tregtonte thuajse në 100 vende të botës, deri në fabrikat më periferike.

  6. Une vet e plotesova menjehere formularin dhe dorezova pa zarf tre emrat Kandidate per PRESIDENT:

    1. SKENDERBEU
    2. SKENDERBEU
    3. SKENDERBEU

    SKENDERBEU meqense vet eshte i zene mund t’iu vere president ke t’i doje …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *